Në një intervistë për ‘Blick’ gruaja e futbollistit shqiptar Valon Behrami, njëkohësisht skiatore e njohur zvicerane, Lara-Gut Behrami ka treguar se si është ngacmuar nga një person për disa muaj.
Për disa muaj skiatorja e njohur u ndoq nga një ngacmues që e përcillte në çdo garë të saj, transmeton Indeksonline.
“Nuk e dinim çfarë të bënim. Babai im bisedoi me të, gjithashtu edhe Giulia (Zyrtare për media). Unë vet i kam shkruar atij që nuk dua që ai të vijë në gara” u shprehë Lara Behrami.
“Nuk ishte situatë e lehtë. Ne u munduam që t’i shpjegonim që sjelljet e tij ishin të papërshtatshme”, vazhdoi ajo.
Pastaj ajo tregoi se çka ndodhi kur u martua me Valon Behramin.
“Fatmirësisht, kur u martova, ai ndaloi”, u shprehë e buzëqeshur Lara.
Skiatorja është fituese e medaljes së bronzet olimpike dhe ndër më të suksesshmet në Zvicër./Indeksonline