Protagoniste e intervistës “50-të Pyetje” në Prive, këngëtarja Shyhrete Behluli ka zbuluar plot gjëra nga jeta e saj.
Përveç se e dha lajmin që po bëhet sërish gjyshe, këngëtarja tha edhe plot gjëra të tjera rreth jetës, familjes dhe punës.E sigurisht, në krejt këto vjet që ka në skenë, një njeri të pabesë do e ketë takuar ndonjëherë.
“Njeriu më i pabesë që e ke njohur”, ishte pyetja nga Prive.“Nuk mund të flas. Nuk kisha dashur të jap një emër”, ka thënë këngëtarja e cila ka refuzuar të tregojë se nga kush është zhgënjyer.