I ka bërë të gjithë të qeshin, por Agron Llakën e përlot mbesa në emision

Jemi mësuar që të qeshim me lot nga batutat e Agron Llakës, mirëpo, ka raste kur edhe ai qan nga emocionet. I ftuar sonte në “Dua të të bëj të lumtur”, Agron Llakaj është prekur nga surpriza e mbesës së tij, Adeas. Fillimisht Arbana i ka thënë Agronit se për të ka ardhur një person me të cilin ai ka një konflikt. Me humorin që e karakterizon, ai e ka mohuar se dikush mund të ketë një problem me të. Mirëpo e gjitha kjo ka qenë një shaka nga Arbana pasi surpriza ishte mbesa e tij, Adea.

Ne fakt, pika e dobët e aktorit kishte disa ankesa për gjyshin.

Ardhja në jetë e vëllait të saj Teos mesa duket ia ka“tensionuar” situatën në shtëpi Adeas dhe për këtë arsye ajo ka disa ankesa për gjyshin. Ajo është bërë xheloze sepse gjysh Agroni e përkëdhel më shumë Teosin.

“Unë dua që e gjithë bota ta dijë që unë jam mbesa jote e preferuar. Mirëpo, pse e përkëdhel më shumë Teosin dhe mua më ke lënë pas dore”?-e ka kritikuar Adea-gjyshin.

Me lotët në sy, aktori vështirë se gjeti forcën për të folur.

“Ah zemra e gjyshit, unë Teosin e dua shumë, por ti je motivi i jetës time”,-i tha Agroni-mbesës.

Mirëpo, Adea kishte ankesa për foton e gjyshit në whatsapp, pasi ai e kishte vendosur Teosin dhe jo atë.

Edhe pse i emcionuar, Llakaj dha një përgjigje që na përloti “Bota ka vend për Teosin dhe për të gjithë zemra e gjyshit. Mos e mbaj botën vetëm në dorën tënde”.

Adea kishte edhe një ankesë për gjyshin; që nuk e lejon të vendosë buzëkuq dhe rimel.

Përgjigja e tij e shkurtër i ka thënë të gjitha“Unë dua të vraposh në jetë, por jo shpejtë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *