Ditën e djeshme u përhap me shpejtësi lajmi se Greta Koçi dhe Genc Prelvukaj i kanë prishur marrëdhëniet e mira që kishin me njëri-tjetrin.
Shkak u bë një postim i këngëtares në Instastory ku e pyetur nga një fans, ajo përgjigjej se momentalisht marrëdhëniet e saj me Gencin janë në krizë.
Këtë e vërteton video e fundit e Enit e cila shfaqet duke u ankuar për faktin se Greta dhe Genci e kanë lënë vetëm dhe qëndrojnë në celularë.
Madje në një moment Greta dhe Genci shfaqen duke folur në gjuhë kineze dhe Eni tallet me këtë fakt.
Sapo e sheh që Eni po i filmon, Genci duket se turpërohet.
Ai nxehet, lëshon celularin nga dora dhe i thotë Enit ta mbyllë videon.