Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci më 15 gusht martoi djalin e tij Lapidarin, duke organizuar kështu një dasmë madhështore.
Në këtë dasmë përpos të afërmeve të Lladrovcit, të ftuar ishin edhe shumë emra të njohur nga fusha e politikës dhe muzikës, shkruan rtv21.
Në një video që është publikuar së fundmi në Youtube, përmblidhet nata e ahengut që nga pritja e mysafirëve e deri tek prerja e tortës.
Të pranishëm në martesën e Lapidarit dhe Arlindës mysafirë nga politika ishin: Enver Hoxha, Dhurata Hoxha, Ali Ahmeti, Bekim Jashari, Bekim Haxhiu, Blerta Deliu-Kodra, Hajredin Kuçi etj. Kujtojmë se Lapitar Lladrovci është futbollist i ekipit “Trepça ‘89”.