“Bëra gabim, gjykova nënën”- Silva Gunbardhi tregon fatin e bebes së hedhur në kazanin e plehrave

Këngëtarja e njohur shqiptare na tregoi pak kohë më parë për aktin human që kishte bërë: shpëtimin e një bebeje të hedhur në kazanin e plehrave. Ajo tregoi në “Why not” se kishte shkuar menjëherë në reanimacion dhe kishte blerë çdo gjë të nevojshme për vajzën.

Ndërkohë, e ftuar për “Prive” ajo ka treguar se çfarë ka ndodhur tani me beben, duke rikujtuar edhe njëherë situatën. Vogëlushja që quhet Mela ndodhet ende në jetimoren e Tiranës.

“Në atë moment, bëra një gabim. Gjykova nënën sepse mendova se nëna do e ketë hedhur fëmijën në koshin e plehrave. Ndërsa tani që ka kaluar tre vjet e gjysmë që jam nënë, mendoj që nuk ka nënë në botë që ta bëj atë veprim dhe nuk dua që ta paragjykoj atë nënën dhe asnjë nënë tjetër në botë. Janë situata, rrethana- ato që e bëjnë njeriun të mirë, por e bëjnë edhe shumë të keq, monstruoz që të arrijë të hedhi një qenie që merr frymë, të pambrojtur në kazanin e plehrave. Për mua e rëndësishme është që ajo vajzë është shumë mirë.”-është shprehur Silva.

Ajo mendon se ka qenë pikërisht djali i saj që e ka mësuar të jetë një njeri më i mirë dhe t’i shohë gjërat me dhembshuri. /Blitz.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *