Mbaroi “qypi me mjaltë” i Sinan Hoxhës, zbulon problemet e martesës

Në cdo dalje publike Sinan Hoxha dhe Andra shfaqen të dashuruar dhe të lumtur ndërsa dashuria më e madhe e tyre është djalin Ansi. Por në një intervistë dhënë së fundmi, për ‘E Show’, Sinani ka pranuar se jeta e tij ka ndryshuar plotësisht pas martesës, duke thënë me ironi se Andrra ia ka bërë ‘8 me 2’ si tek kënga e tij e famshme.

‘Në fakt atëherë e bëra me humor për të ngacmuar të tjerët, por tani mu kthye mua edhe po ma ka bërë 8 me 2, jo vetëm mua por të gjithë njerëzve. Në fakt nuk ta bëjnë gratë por ta bën vetë jeta, është vetë natyra.

Pra ti s’je më vetëm, ti je vetë i dyti dhe ke përgjegjësi tjetër, nuk mund të shkosh në shtëpi kur të duash, por duhet të shkosh në një orar të caktuar, kështu është jeta ose mos u martoni. Për të gjithë ata që nuk janë të martuar mendojeni mirë se nuk është aq mjalt’, u shpreh Sinani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *