Të ftuara mbrëmë në “Shiko kush luan” ishin mami dhe vajza më ‘cool’ e ekranit, Rita dhe Roza Lati. Gjatë lojës “Ndaje ose haje”, Ritës iu kërkua të tregonte një vendim të Rozës për të cilin ajo ka qenë kundra.
“U lidh me njërin që mua s’më zinte gjumi natën. O do e ndaja nga ai o do vdisja. Ja arrita qëllimit, e ndava”, u shpreh Rita.
“Nga kush?”, e pyeti Luana dhe Rita iu përgjigj: “S’ja di emrin atij djalit, por kur e shikoja tensioni më shkonte 6, o do vdisja unë, o do merrte atë”, tregoi aktorja.
“Bëhet fjalë për shumë vite më parë”, u shpreh Roza.