Motrat Mustafa shumë shpejt do të vinë me projektin e tyre të ri.
Këtë e ka konfirmuar vet Sahide Mustafa përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ku ka thënë se edhe nëna e tyre do të marr pjesë në klip.
“Kushtuar më të shtrenjtës tonë nënës, për herë të parë do të marr pjesë me një ninull dhe nëna jonë në klip” ka shkruar Sahidja në postimin e saj.
Sipas OnAir kënga e re e tyre do të titullohet “Çika e nanës” dhe shumë shpejt do të dal në tregun muzikor, teksti është i shkruar nga kompozitori Ilir Berani, ndërsa orkestrimi Virusi.