Deputeti nga radhët e Nismas, Milaim Zeka së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Sevenbizz” ku përveç politikës ai ka folur edhe për estradën.
Zeka u shpreh se estrada është e karakterizuar nga fallciteti, ku mjafton ti pyesësh se çfarë janë duke punuar dhe të gjithë thonë që janë duke përgatitur klipin e ri, e që në fakt ajo punë zgjat 3 ditë xhirime, 2 dite montazh dhe 2 muaj duke vrapuar pas sponzorave, për tua marrë disa para.
Moderatori: Dmth a flejnë këngëtaret me këta biznesmena?
“Jo nuk flejnë, por rrijnë çutë”, ironizoi Zeka.
Ndërsa ai veçoi këngëtaren Dafina Zeqiri si të preferuar, ndërsa për Nora Istrefin u shpreh se nuk guxon ta zgjedh përshkak të Robertit, sepse ka frikë se mos e rrah, u shpreh me shaka Zeka./GazetaBlic