A e ‘thumboi’ Tayna, Haxhi Avdylin në këto vargje të këngës së re?
Autori: Lajmi.net Entertainment, ShowBiz23:44, 16 February 2019
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, javë më parë nxiti debat pasi kërkoi të censurohen këngët që promovojnë drogën.
Artistët kishin reaguar duke thënë se nuk janë këngët e tyre ato që promovojnë drogën, shkruan lajmi.net.
Reperja Tayna sot publikoi këngën e re me titull “Ring Ring”, e cila është personale dhe flet për rrugëtimin e saj prej fillimit deri sot.
Në një varg të këngës thotë “Më doli punë në politikë, po promovoj abetare, qe një motivim dost, qe një temë sociale”.
Këto vargje tingëllojnë si ‘thumb’ për deputetin Haxhi Avdyli, i cili kishte përmendur këngën “Columbiana” të Taynës.
Megjithatë, e vërteta kuptohet nga vetë Tayna. /Lajmi.net/