Florinda Kajtazi është bukuroshja kosovare e cila është shpallur miss në Nju Jork dhe fitoren e saj ajo e festoi duke e bërë shqiponjën me duar.
Ajo është shqiptarja e dytë e cila arriti të bëhet miss brenda 3 viteve në Nju Jork.
Por ajo që vlen të përmendet në këtë rast është reagimi i disa mediumeve serbe të cilët reaguan pasi që Florinda kishte bërë shqiponjën duke thënë se po të kishte bërë një gjë të tillë një serbe asaj do t’i merrej titulli.