Turku i bën dhuratë 50 mijë dollarë gruas se tij shqiptare

Çifti i njohur, Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Saysiman, shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.

Almeda ka zbuluar gjininë e fëmijës pak kohë më parë. Ajo do të sjellë në jetë një djalë dhe prej disa kohësh çifti ka nisur përgatitjet për pritjen e fëmijës.

Së fundmi çifti ka blerë një vilë 4-katëshe në qytetin e Stambollit, e cila ka kushtuar jo pak, por 4 milionë e 500 mijë lira turke.

Shtëpia ka një pishinë funksionale për çdo stinë të vitit dhe një kopësht shumë të madh.

Mediat turke raportojnë gjithashtu se një dhuratë tjetër që Tolgahan i ka bërë Almedës, është një palestër personale brenda ambienteve të shtëpisë, pajisjet e të cilës kanë kushtuar 50 mije dollarë.

Përveç kësaj ai ka punësuar edhe një instruktor, i cili i bën Almedës ushtrime parapërgatitore për lindjen.Duket se dhuratat do të vazhdojnë edhe për shumë kohë për Almedën në këtë pritje të ëmbël.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *