Tha se e tradhëtoi, ja çfarë ka ndodhur me Rezartin dhe të dashurën

ënë bujë një javë më parë në media disa video ku aktori i njohur i “Portokalli”, Rezart Veleshnja publikoi në profilin e tij ku akuzonte të dashurën për tradhëti. Ai publikoi në story një sërë postimesh, ku si fillim tregoi biseda të të dashurës me meshkuj të tjerë dhe më pas tregoi se ajo kishte 4 lidhje paralele, ndërkohë që ishte me të.

Mirëpo, nuk vonoi shumë dhe Rezarti i fshiu të gjitha postimet nga profili i tij. Rezarti ka folur së fundmi për “Panorama Plus”, ku ka zbuluar gjithë ngjarjen. Sipas tij një person anonim bënte lojë të dyfishtë, pasi ndërkohë që kishte hakuar fillimisht profilin e Lorenës, kishte sajuar komunikime mes tij dhe Lorenës, të cilat më pas ia dërgonte Rezartit.

Ndërkohë që Rezarti komunikonte privatisht me të dhe i dërgonte video private, ai këto video i priste dhe i postonte në “Instagram-in” e Rezit, pasi ia kishte hakuar. Rezarti tregon se gjatë këtyre orëve nuk po lidhej dot me Lorenën në “Whatsapp” dhe vazhdonte të komunikonte me këtë të panjohur virtual, i cili e futi në kurth ndërkohë që i kishte marrë edhe “Instagram-in”, shkruan Panorama Plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *