Vjen reagimi i Flori Mumajesit pasi Elvana Gjata publikoi këngën e re

Një ditë më parë në urgjencën e Spitalit të Durrësit, u raportua se mjeku Gerald Kola është qëlluar me një tullë nga një pacient.

Kola tha se pasditen e së shtunës ai ishte mjek roje dhe dy persona po ziheshin në korridorin e urgjencës, ndërsa ai kishte shkuar për t’i ndarë.

Njëri nga personat e përfshirë në sherr, është larguar, dhe kur është kthyer kishte marrë edhe një shok tjetër me vete, dhe kishte një tullë betoni në dorë.

Mjeku shpjegon se ata po ecnin në korridorin e urgjencës, dhe ai i kishte pyetur se pse e kanë marrë tullën në dorë.

Në momentin që ai i ka pyetur, njëri nga ta e goditur me grusht, ndërsa tjetri është përpjekur ta qëllojë me tullë, por që fatmirësisht nuk e ka qëlluar pasi kanë ndërhyrë njerëzit e tjerë që ishin aty afër.

I pyetur nga Dritare.net se çfarë mesazhi ka ai për mjekët e rinj që përballen me këto situata të dhunës gjatë kohës që ato janë në krye të detyrës, ai u përgjigj shkurt “Ikni!”.

Policia në lidhje me këtë ngjarje ka raportuar se shtetasit E.Sh., 33 vjeç dhe M.B., 38 vjeç, janë arrestuar.

Në lidhje dhunën ndaj mjekut ka reguar edhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila dënon rëndë ngjarjen dhe deklaron se familjarët e pacientëve do të lejohen në spitale me kohë të kufizuar dhe të rreptë.

“Dënoj me forcë agresionin e dhunshëm ndaj mjekut në urgjencën e spitalit të Durrësit. Autorët të marrin dënimin maksimal që jep ligji.

Të vendosur në zbatimin e Urdhërit për regjimin e ri në spitale.

Jo familjarë në shërbimin e urgjencës, respektim i orareve të vizitave!”

Kujtojmë se vetëm pak javë më parë Mjeku infektiv Gent Stroni është dhunuar nga një iafërm i një pacienti në ambientet e Infektivit në Tiranë./dritare,net.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *