Zbulohet arsyeja për të cilin u arr’estua sot Mensur Safqiu

Aktori Mensur Safqiu u shoqërua në polici sot pasi ishte përfshirë në një aksident.
Lajmin e kanë konfirmuar për “Gazeta Blic” burime brenda Policisë së Kosovës.

“Gjatë ditës së sotme ai ka shkaktuar një aksident dhe zyrtarët policor pasi që nuk e kanë parë në gjendje të rregullt e kanë shoqëruar në polici ku më pas është liruar në procedurë të rregullt”, pohojnë burime brenda PK-së.

Megjithatë, Safqiu pas këtij rasti kishte deklaruar se video e publikuar në media ku shihet duke u kapur nga dy persona të uniformuar me rroba të policisë, i takon skenës së një filmi që është xhiruar sot.

Në videon e publikuar nga “Indeksonline” aktori Safqiu, shihet duke u prangosur me forcë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *