E dashura shfaqet papritur dhe jep lajmin: Jam shtatzënë / Shpat Kasapi largohet në mes të emisionit

Këngëtari Shpat Kasapi është një nga personat më të komentuar në media dhe në rrjetet sociale. I ftuar në emisionin ‘Kojshia Show’ ku i ka ndodhur një e papritur. Në mes të intervistës një vajzë hyn papritur në studio dhe ulet pranë këngëtarit.

Vajza u shpreh se ishte modele dhe e dashura e këngëtarit. ‘Unë me Shpatin kemi diçka pak më të ngushtë, janë gjëra serioze, familjare, i kemi hyrë shumë thellë muhabetit, është serioze kjo temë. Thjesht Shpati nuk do ta pranojë, nuk e di se cilat janë arsyet. Ne po presim një bebe’- shprehte vajza.

Shpati e ka kuptuar se bëhet fjalë për një kamera të fshehtë e megjithatë ai nuk e ka pranuar shakanë dhe është larguar nga emisioni, pavarësisht se moderatori i është lutur të qëndrojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *