U puth me Ermalin gjatë xhirimeve të filmit, Elvana Gjata flet për herë të parë!

Sonte është zhvilluar premiera e filmit “2 gisht mjaltë” me protagonist kryesorë Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata.Pak kohë më parë rreth filmit filluan disa zëra se Elvana dhe Ermali ishin puthur gjatë një skene, por njerëzit ihsin kuriozë të dinin reagimin e partnerëve të tyre.

Bashkëshortja e moderatorit Amarda Toska e pyetur në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, tha se : “Jo çfarë ndodh në ekran është ashtu siç duket!”Dhe Elvana e pranoi me gojën e saj sot në premierë se ajo është puthur me Ermalin, por për të nuk ka qenë dhe aq e lehtë ta bëjë një veprim të tillë me atë që e konsideron vëllain e saj:

“Kam shumë vite që ëndërroj të bëj një film. Faleminderit Ermal sepse je një njeri jashtëzakonisht kreativ me një zemër shumë të madhe dhe dua shumë që të gjithë të të njohin siç unë të njoh ty. Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur dhe ka pasur edhe disa skena që të jem e sinqertë kanë qenë shumë të bukura.

Ideja që jam çift në këtë film me vëllain tim sesi nuk më hëngri ajo mortja që duhet të të puthja ty, unë nuk e di”, është shprehur ndër të tjera ajo, në një video të bërë publike nga “revistaclass”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *