Vazhdon përplasja mes Motrave Mustafa dhe Shyhrete Behlulit

Të njohura për shumë hite të përbashkëta, Motrat Mustafa dhe Shyhrete Behluli së fundi po përballen me mosmarrëveshje.
E gjithë kjo për shkak të ‘nënave’ të tyre.

Artistet kishin menduar publikimin e një kënge kushtuar nënës. Deri këtu gjithçka ishte në rregull. Problemi doli se ato kishin planifikuar që pjesë e videos së këngës të ishin nënat e tyre të vërteta.

E para që e bëri një gjë të tillë ishte Shyhrete Behluli, e cila muajin e kaluar publikoi ‘Je e vetmja’. Pjesë e klipit ishte edhe nëna e saj.
Kjo shkaktoi reagimin e Motrave Mustafa. Ato thanë se kjo ishte ide e tyre, dhe se këngëtarja e famshme ua vodhi.

Akuza ndaj Behlulit u dhanë edhe në emisionin ‘N’Kosovë Show’ ku ishin të ftuara Motrat Mustafa. Ato njëherit promovuan këngën ‘Çika e Nanës’ derisa në klip kanë edhe nënën e tyre.
Behluli deri më tani nuk ka reaguar derisa për detaje të tjera shikoni videon më poshtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *