Kjo është reja bukuroshe që do të fejohet me djalin e Danit

Ramadan Krasniqi – Dani ka vetëm një djalë për hasret pas disa vajzave.

Djali i tij quhet Andi Krasniqi, e të gjithëve besoj se iu kujtohet kënga të cilën Dani ia kishte kushtuar djalit të tij kur ai erdhi në këtë jetë, në këngë thuhej ndër të tjera: “Se ç’u gëzua bota, Andi bashkë me motra..”.

Sa shpejt kaluan vitet dhe Andi tashmë është rritur dhe është bërë një goxha burrë.
Madje ai thuhet se edhe është fejuar me një bukuroshe me të cilën pritet që shumë shpejt edhe të vëjë kurorë.

Por, para se ta marrin këtë hap të madh, duket se Dani ka vendos që djalit të tij të vetëm t’i bëjë një dasmë të madhe e cila do të mbahet në mend shumë gjatë.
Këto fjalë po qarkullojnë poshtë e lartë se Dani do të bëj dasmë të madhe për të vetmin djalë.

E me këtë rast është aktivizuar edhe Andi djali i Danit në rrjetet sociale, duke na sjell pamje me të fejuarën e tij bukuroshe Dafina Hazirin.
Si duket edhe Andit i ka hyrë në qejf dasma, e sidomos kur ka këtë bukuroshe përkrahë.

E fundi i beqarisë së Andit dhe Dafinës do të jetë këtë të dielë ku dhe do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre./InfoKosova/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *