Meda me gruan e shfaqin edhe në publik. Nuk fshehin asgjë

Është njëri nga këngëtarët më të pelqyer në estradë dhe njëherish më i kërkuari për ahengjet e ndryshme familjare.

Kjo falë këngëve të tij me anë të të cilave prekë shijet e publikut shqiptarë, shkruan “Kosovarja”

Suksesi i tij ndër vite ka qenë i jashtëzakonshëm, të cilin po e vazhdon edhe më tutje.

Përveç për karrierën e tij muzikore, njerëzit kanë shfaqur gjithmonë interes të dijnë më tepër për jetën private të Medës.

E ky i fundit çdoherë ka ndarë me publikun aktivitetet e tij familjare.

Meda dhe Lulja tashmë janë njëri ndër çiftet më të pëlqyera dhe më të dashura për të gjithë.

Ata paraqiten çdoherë të lumtur bashkë, kështu duke u bërë model për familjet shqiptare.

Dashurinë ndaj njëri tjetrit nuk hezitojnë t’a shfaqin edhe në publik.

Këtë më së miri e tregon fotografia që Meda ka ndarë me ndjekësit e tij.

Të kapur dorë për dore, me një shikim e buzëqeshje të ngrohtë Meda tregon sa shumë e don gruan.

“Me zemrën time”, ka shkruar ai në Instagram.

Çifti janë të martuar prej vitesh dhe kanë katër fëmijë./Kosovarja/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *