Albërie Hadërgjonaj mbetet një nga këngëtaret më të dashura për publikun, por edhe më të komentuara në media. Herë është përfolur se ajo është në një lidhje me një politikan e herë të tjera është thënë se është në një lidhje me biznesmen. E ftuar sot në “E diell”, Albërie foli për herë të parë mbi këto thashetheme duke u shprehur se njerëzit duhet të kuptojnë që ajo është e lumtur me atë që bën dhe në jetë nuk ka ecur falë dikujt.
“Ata njerëz që rrinë dhe komentojnë se kam një politikan, një biznesmen, jam imorale, pse i kam bërë operacionet apo si flas ashtu në TV, duhet të kuptojnë që secili në jetë duhet të bëjë atë që ndjehet mirë dhe të jetë i lumtur me atë që bën. Unë në jetën time nuk kam ecur falë krahëve të askujt, përveçse zërit tim që ma ka dhuruar Zoti si diamant dhe që e kam vënë në punë duke mbajtur shumë njerëz”, u shpreh Albërija.