Shtëpia, ëndrra e “Tarameles”

“Dua që kur të rritem unë t’i ndërtoj familjes time një shtëpi të re… kur të rritem do ta bëj”. Ishte pikërisht kjo dëshira e Xheisonit në ditëlindjen e tij të 8-të, të cilën e shprehu në skenën e spektaklit “Në kurthin e Piter Pan”, në Televizionin Klan.

Taramelja, siç e njohin ndryshe, ka bërë për vete zemrat e shqiptarëve kudo që ndodhen, por edhe të drejtueses Alketa Vejsiu dhe stafit të spektaklit.

“Ne të premtojmë një gjë, që Televizioni Klan, Alketa dhe Vera do të përpiqen shumë që të bëjnë diçka shumë të veçantë për ty dhe familjen tënde. Dhe ky është një premtim që unë e jap publikisht këtu”. Ishin pikërisht këto fjalët e drejtueses së programit Alketa Vejsiu, kur Xheison shprehu dëshirën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *