Në skandalin e familjes së Loredana Zefi ku ajo po hetohet për mashtrim të një çifti zviceran duket se është përfshirë edhe reperi i njohur kosovar, Getinjo. Getinjo akuzohet se më 13 dhjetor të vitit 2017, kishte marrë 12 mijë franga nga Petra Z.
Kjo dëshmohet edhe nga dokumenti i transaksionit, të cilin e disponon “20 minuten”. Me këtë rast, vetë reperi ka reaguar, duke postuar një fotografi të disa parave në një dollap, ndërsa ai me shaka ka shkruar: “Shumë të mirë frangat”.