Brad Pitt kundërs.hton në mënyrë kategorike që vajza e tij biologjike, të ndryshojë gjininë

Lindi vajzë , por në moshën 4 vjeçare shprehu dëshirën për t’u veshur e për të qenë një djalë ! Shiloh Jolie Pitt vajza e parë biologjike e ish çiftit Angelina Jolie dhe Brad Pitt dëshiron që familjarët , motrat e vëllezërit ta thërrasin John ! Ishte vetëm 12 vjeç kur ishte e bindur se është një djalë i ngecur në trupin e një vajze, ndaj prindërit e kanë mbështetur vendimin e saj që në moshën 9 vjeçare t’i nënshtrohej terapisë hormonale për të ndryshuar gjininë

Dhe pse në një moshë ku shoqet e saj mund të kenë ngjyrë të preferuar rozën apo të luajnë me kukulla, Shiloh apo John nuk i heq nga trupi pantallonat e gjera, kapelet, dhe ndihet mjaft rehat me flokë të shkurtër. Ajo ka patur gjithmonë natyrën e një djali, në veshje, në sjellje dhe prindërit nuk e kanë patur aspak problem, madje në vitin 2015 ata ranë dakort që vajza t’i nënshtrohej trajtimit hormonal për t’i ndaluar ciklin dhe për ta shndërruar përfundimisht në mashkull.

Ajo është cilësuar nga specialistët një transgjinor dhe vetëm para pak ditësh kur Angelina është shfaqur në premierën e The Breadëinner fotografet kane fotografuar vajzen Angelinës e cila e veshur në një kostum të zi të jepte pamjen e një djali të vogël. Sipas People, trajtimi i saj, do të bëhet në qendrën ‘Younique’ në Santa Monika, në Kaliforni. Edhe pse Angelina Jolie do të jetë ajo që po shoqëron vajzën në këtë ndryshim të identitetit, të cilat gjithashtu do të reflektohet dhe në ndryshimin emrit, ka ndeshur në kundërshtimin e të atit. Edhe pse Brad nuk donte të fliste për këtë, shtypi ndërkombëtar thotë se nuk do të pajtohej me vendimin e vajzës së tij. Për këtë arsye, ai ka refuzuar financimin e trajtimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *