Dikur shokë për kokë, por sot nuk flasin më! Rrëfehet Gent Zenelaj: Ja pse nuk flas me Jul Dedën, ai më tha…

Dy aktorët e njohur shqiptar, Jul Deda dhe Gentian Zenelaj vazhdojnë të mbeten “armiq”.
Pavarësisht se dikur kanë qënë të pandarë, marrëdhëniet e tyre u ftohën deri sa një ditë nuk folën më.

Në lidhje me këtë miqësi të shkëputur deri më tani kishte folur vetëm Jualian Deda, ndërsa Genti kishte vendosur të heshtë.
Mirëpo së fundmi Genti ka qenë i ftuar në emisionin “Thumb” ku dhe ka rrëfyer arsyet e sherrit të tij me Julian Dedën dhe largimin jo të mirë nga Vizion Plus.

“Me Julin është hatërmbetje, të mërzit më shumë një njëri që e ke dashur shumë fort sesa një njëri që s’është askush në jetën tënde.
Le të ngelemi miq, këtë kam thënë kur kam ikur nga Vizion Plus dhe mu tha atëherë ‘o me ne o me ata’, unë shkova me ata, pastaj këta erdhën me këta”, tregoi Genti duke qeshur.

Ndër të tjera ai zbuloi edhe se çfarë i thanë kur iku përfundimisht nga ‘Vizion Plus’ për të filluar emisionin e ri me Saimir Kodrën.
“Kur ika unë nga Vizioni doli një urdhër i brendshëm që kush i flet Gentian Zenelajt pushohet nga puna”, përfundoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *