Të gjithë shkrihen së qeshuri, ‘Taramelja’ i bën pyetjen epike Aurela Gaçes (Video)

Diva e muzikës shqiptare Aurela Gaçe ka qenë e ftuara e dytë mbrëmjen e kësaj të hëne në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan.
Aurela u është përgjigjur pyetjeve të fëmijëve, të cilët kanë bërë që këngëtarja të tregojë disa nga “sekretet e saj”.

A ke ndonjë shoqe të ngushtë ti?

Aurela Gaçe: Nuk jam mërzitur asnjëherë me shoqet e mia.
Eli Fara është mikesha ime, por me Elin miqësia ka lindur kur kam qenë rreth 20 vjeç, por kam një shoqe me të cilën jam rritur në Llakatund të Vlorës.
Janë të rralla këto miqësitë e vërteta dhe duhet t’i mbajmë sa të kemi mundësi.

Xheisoni: Mami më ka thënë që pas pak unë dhe familja ime do transferohemi në Tiranë. Po ti a u mërzite kur ike nga Llakatundi?
Aurela Gaçe: Ashtu siç Llakatundi kurrë nuk iku nga unë, edhe Mushqetaja jote s’ka për të ikur ndonjëherë.Do më këndosh një këngë nga Vlora?

Aurela Gaçe: Unë i jam mirënjohëse që më dha mikrofonin për herë të parë, isha 4 vjec e gjysmë. Ai është Rreshat Osmani, ai besoi tek unë dhe më nxorri në festivalin e fëmijëve.
E keni qejf detin?
Aurela Gaçe: Detin e kam kaq shumë qejf, e vërteta është që mua më zë deti shumë në udhëtime me anije. Jam njeri delikat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *