Shkoi të këndonte në një dasmë në Maqedoni, dhëndri i bën të papriturën këngëtares shqiptare

Ajo është një nga këngëtaret e dashura të publikut shqiptar, që ka bërë për vete edhe grekët me zërin e saj. Atje ajo ka konkuruar në një format të tillë si The Voice në Shqiperi.

Anxhela Peristeri ka bërë një deklaratë të rrallë, ku ka treguar se ajo kishte qenë duke kënduar në një dasmë në Maqedoni, ndërkohë të nesërmen në një mënyrë mjaft të papritur kishte marrë propozimin për martesë nga dhëndri.

Gjatë një interviste në emisionin “Thumb”, Anxhela tha se dhëndrin e kishte takuar të nesërmen e dasmës në një supermarket.

“Në Maqedoni burrat marrin edhe dy gra ndonjëherë. Dhëndrin e martuam një ditë para, ditën tjetër e pashë në supermarket. Ku je o loçkë më tha mua, do të të mbaj në pëllëmbë të dorës, mbretëreshë do të të kem, të martohemi bashkë? I thashë, po ti dje u martove! S’ka gjë tha, ajo është për shpi, ti je për qejf!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *