Pas i vodhi 700 mije franga çiftit zvicerian, Fifi bën reagimin që askush s’e priste për Loredana Zefin (Foto)

Ditën e djeshme, reperja Loredana përmes një video në Instagram ndau me fansat një lajm të trishtë në lidhje me projektet muzikore dhe si ndikuan të gjitha akuzat që rëndojnë mbi të për kërcënim e mashtrim ndaj çiftit zviceran.Ajo deklaroi se ka anuluar të gjitha koncertet e saj. (Lexo këtu)

Ndërkohë, disa personazhe të njohur publikë kanë shprehur hapur mbështetjen për Loredanën, si : Oriola Marashin, Labinot Tahirin, Sellma Kasumoviq dhe së fundmi edhe Fifi.

Përmes një postimi në Instastory, Fifi poston një foto nga video e postuar nga Loredana dhe shkruan:

“Loredana, edhe pse nuk njihemi personalisht, si të Ferizajt që jena të dyja…si do që të shkojë kjo histori ke mbështetjen time vajzë. Unë jam me ty!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *