Nisma e prezantuar nga Alketa Vejsiu në “Piter Pan” u finalizua me sukses këtë mbrëmje. Xheisonit Baftit iu bë ëndrra realitet dhe sot ai është me një shtëpi të re në Tiranë.
Në klipin e transmetuar mbrëmjen e sotme finale, shfaqej apartamenti ku Xheison do të jetojë bashkë me familjen e tij dhe momenti kur Xheisoon hapi derën e shtëpisë së re ku e priste një surprizë.
“Më duket sikur jam në ëndërr”, tha vogëlushi mes lotëve.
“Me lot gëzimi jam duke qarë, me lot emocionesh”, u shpreh Xheision.
“Ky njeri ka një dritë speciale se nuk ka mundësi, po ku i gjen këto fjalë, o Zot i madh”, tha Alketa.
“Nuk e di, mi sjell Zoti me magji. Përshëndes Lali Erin, të gjithë ata që na kanë ndihmuar për blerjen e shtëpisë, edhe mësuesen time, shkollën time dhe Myshqetanë”, u shpreh Xheison.
Nismës së spektaklit iu bashkua edhe Bashkia e Tiranës duke bërë me shtëpi edhe gjyshërit e Xheison.