U nda pas 17 vitesh martes, Arbana Osmani flet për herë të parë për ish-prindërit e burrit

Ditën e shtunë u zhvillua puntata e fundit e sezonit të dytë të emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, i cili pritet të rikthehet në janar me sezonin e ardhshëm. Ndryshe nga herët e tjera, moderatores Arbana Osmani iu bë një surprizë nga srafi duke i sjellë në emision gjyshërit e saj.

Teksa fliste për lidhjen e ngushtë me ata, Osmani u ndal në një moment të fliste për ish-vjehrrën dhe ish-vjehrrin e saj. “Jam shumë e lumtur që djali im Joni ka katër gjyshër të mr ekullueshëm…”, tha ndër të tjera Arbana duke treguar kështu se pavarësisht se si rrodhën gjërat ajo gëzon ende respekt për familjen e ish-bashkëshortit dhe për familjen e tij.

Kujtojmë që Arbana i dha fund marrëdhënies 17-vjeçare me ish-bashkëshortin Arditin dhe tani ka nisur një romancë të re me regjisorin e emisionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *