Modelja e njohur shqiptare, Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, Tolgahan Sayisman, para një muaji u bënë prindër për herë të parë.
Çifti i njohur u bekua me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Efehan.
Sot, ndjekësit e Almedës në Instagram i parashtruan pyetje të shumta asaj lidhur me shtatzaninë, lindjen dhe kujdesin ndaj Efehanit, të cilave ajo iu përgjigj pa hezitim.
Ndër pyetjet e shumta ishte edhe ajo se a do t’ia mësojë gjuhën shqipe djalit, sa kilogramë i ka shtuar gjatë shtatzanisë, kujt i ka ngjarë Efehani.
Almeda u zotua se djalit të saj se do t’ia mësojë gjuhën shqipe.