Xhemi Shehu ‘thumbon’ me lezet të dashurin e Arbana Osmanit, por ai ‘ia mbyll’ g.ojën me përgjigjen (FOTO)

Moderatorja Xhemi Shehu ka vendosur të ‘ngacmojë’ publikisht Eduart Grishajn lidhur me fotot e vjetra që regjisori po poston, nga udhëtimi në Mykonos bashkë me Arbanën.

Eduarti ka zgjedhur të publikojë fotot pikërisht tani që Arbana është në udhëtimin e saj në Turqi. Gjatë kohës që ata ishin bashkë në ishullin grek, Eduarti zgjodhi të mos postonte asnjë foto, duke qenë tepër i rezervuar. Por, Xhemi e ka ‘thumbuar’ lidhur me faktin që po i poston tani pozat ‘e vjetra’.

Biseda

Xhemi Shehu: Kur do kthehesh?
Eduart Grishaj: A do me të sjellë gjë?
Xhemi Shehu: Kadaif.
Eduart Grishaj: Ke ngatërru destinacion,nuk mbajmë ne kadaif dhe bakllava. Po deshe ndonjë peshk.
Xhemi Shehu: Konfirmoj.

Kjo bisedë lidhet dhe me faktin se Arbana Osmani po kalon pushimet me familjen në Turqi ku ëmbëlsirat tradicionale si kadaifi dhe bakllavaja janë menu ditore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *