Kush është realisht dhe me çka merrej bashkëshorti i Shkurte Fejzes?
Hajrush Behluli njihet si bashkëshorti i këngëtares Shkurte Fejza, shkruan “Kosovarja”.
Ai, është prej shumë vitesh bashkë me Shkurten, që e ka edhe bashkëvendase, pasi të dy janë nga Mushtishti.
Hajrushi e ka fituar zemren e bilbilit të fshatit, që shpejtë u bë bilbili i skenës muzikore shqiptare.
Hajrushi është ekonomist i diplomuar dhe ka punuar edhe në Ministrinë e Shërbimeve Publike.
Hajrushi e ka mbështetur gjithmonë karrieren e të shoqes, duke qenë edhe menaxheri i saj.