Këngëtarja Elvana Gjata ka qënë pjesë e koncertit “Alba Festival” që u mbajt në Zurich para pak ditësh, ku edhe performoi me Capital T.
Në rrjetet e saj socilale, Elvana Gjata publikoi një video ku të pranishmit në korcert kërkoncin që ajo të dilte sërish në skenë.
Ditën e djeshme, Albi Nako ishte i ftuar në “Rudina” dhe rrëfeu se në Zvicër i kishte bërë përshtypje dashuria me të cilën ishte pritur në skenë Elvana Gjata.
“Ajo çfarë më bëri përshtypje në Zvicër ishte pritja e publikut për Elvanën, e kthyen tri herë. Pati një sukses të jashtëzakonshëm, prandaj qau Elvana atje”, – u shpreh koreografi.