Unikkatil paralajmëron koncert në Gjilan, reagon Duda

Reperi i njohur shqiptar, Unikkatil është duke mbajtur një sërë koncertesh në vendin tonë.
Së fundmi, 38-vjeçari ka paralajmëruar një koncert në Gjilan, teksa është rikthyer pas një kohe të gjatë.

Meqë vazhdojnë të jenë rivalë me reperin gjilanas, Dudën, ky i fundit ka reaguar rreth këtij paralajmërimi.
Ndërkohë, Duda ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij personale, Instagram me përshkrimin “Mirë se vini në Gangland, pa lejen time nuk e shkelni atë vend”.

Pavarësisht viteve, duket se dyshja i kanë riaktualizuar armiqësitë e vjetra dhe po vazhdojnë të jenë të pakompromis.
Nga ana tjetër, të njëjtit janë mjaft aktiv dhe të angazhuar në muzikë dhe mbrëmje të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *