Sipas “Page Six”, midis aktores problematike të Hollywoodit Lindsay Lohan dhe princit Saudit Mohammad bin Salman si duket ka shumë më tepër se miqësi, ndërsa miqtë e tyre të ngushtë pretendojnë se ata ‘e njohin shumë mirë njëri-tjetrin’.
Megjithatë, këto pretendime janë hedhur poshtë nga zëdhënësi i saj, i cili nga ana tjetër pretendon se Lindsay Lohan është takuar me princin vetëm një herë para disa vitesh në një garë grand prix të Formula 1, si dhe që ia ka dhuruar asaj një kartelë krediti.
Por miqtë e Lindsay Lohan nuk heqin dorë nga ana e tyre e tregimit, duke pretenduar se ata gjithashtu kanë parë edhe sms privatë, të cilët i shkëmbejnë ata të dy, dhe se në ta nuk bëhet fjalë për miqësi, shkruan KOHA Ditore.
Përndryshe, Lindsay Lohan viteve të fundit ka qenë e magjepsur me botën arabe, dhe madje edhe e paralajmëroi edhe filmin e saj femëror ‘Frame’, i cili do ta shfaqte kulturën saudite.
Para se emri i saj të lidhej me princin saudit, Lindsay Lohan ishte me biznesmenin rus Egor Tarabasov, ndërsa para kësaj me hotelierin Vikram Chatwal.