Në rrjetet sociale ka plasur debati mes shqiptarëve, pasi artistet nga Kosova po quajnë veten ‘kosovare’, pas postimit të Rita Orës.
Aty po shkruhen komente si :
“Tash po i thoni vetes Kosovan Women a? Keni marrë pasaportat e Shqipërisë e me to po lëvizni nëpër shtetet e po boni biznes. Ahh interesi bre…”.
“Tayna kur u bëre kosovare sapo u bëre e famshme?”.
“Shqiptare jo kosovare!”.
Me këtë rast, Tayna ka bërë një postim ku ka shpërndarë me ndjekësit e saj aktivitetin në Instagramin e saj personal, ku shihet se njerëzit nga Tirana janë në një numër shumë më të madh nga audienca.
Tayna kësaj fotoje i ka bashkangjitur emotikonat e një fytyre me zemra dhe flamurin kombëtar, duke dashur të tregojë se ajo ndihet po aq shqiptare sa kosovare.