Tayna dhe Dafina Zeqiri sollën bashkëpunimin e parë, i cili për një kohë të shkurtër arriti katër milionë shikime në YouTube.
Dyshja e estradës shqiptare për këngën, “Bye Bye”, mori edhe komplimente prej këngëtares sonë me famë ndërkombëtare, Rita Ora.
“Doja vetëm të thosha pse janë vajzat kosovare kaq të papara? E dashuroj vendin nga jam dhe më pëlqen të shoh femrat të marrin kontrollin dhe të jenë vetvetja e të frymëzojnë. Faleminderit vajza që përfaqësoni lirinë dhe i tregoni vajzave të tjera që është në rregull të jesh e pavarur dhe seksi në të njëjtën kohë”, janë fjalët e Ritës në postim, fjalë të cilat kanë gëzuar pa masë Taynën dhe Dafina Zeqirin.