E pyesin se cili është mashkulli ideal për të, Enca liston të gjitha cilësitë që ai duhet të ketë (FOTO)

Enca ka zgjedhur që një pjesë të ditës së sotme ta kalojë duke iu përgjigjur pyetjeve të mbërritura në llogarinë e saj në ‘Instagram’ nga ndjekësit e këngëtares. Prej kohësh ajo ka treguar se është ‘single’ dhe në pritje të partnerit ideal, ndërsa nuk ka ngurruar të tregojë cilësitë kryesore që duhet të ketë ai në një prej pyetjeve të bëra.

“Cili është tipi i mashkullit ideal? Të dua”, shkruante një prej ndjekësve të Encës në rrjetet sociale. “Suportiv, inteligjent, pak artist të paktën në zemër, të punojë fort, i edukuar, besnik, me sens humori, i papërtuar dhe të më dhurojë mua paqe”, ka shkuar këngëtarja në postimin në ‘Instastory’.

Megjithatë pas kësaj përgjigje, Enca ka shtuar se ky mashkull nuk ekziston. Mesa duket 23-vjeçarja nuk ka arritur ta gjejë deri më tani shpirtin e saj binjak me tiparet të cilat i ka mjaft të qarta, megjithatë kjo mbetet për t’u parë në të ardhmen.

Ashtu siç ka treguar dhe në dalje publike apo intervista të mëparshme, Enca ëndërron një dasmë të madhe ashtu si çdo vajzë me partnerin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *