Armiqësisë së përbetuar Stresi dhe Noizy i japin fund

Njihen si rivalët më të mëdhenj në muzikën shqiptare me “diss”-et që bënin për njëri-tjetrit dhe jashtë botës së showbiz-it ata nuk kanë shkuar mirë madje edhe kanë bërë sherre të medha.
Armiqësia mes dy reperave ka pasur si shkak konkurrencën, por edhe pak stilin e kopjuar të rrahjeve të bujshme mes repistëve të huaj.

Mirëpo duket se epokës së armiqësisë po i vjen fundi.
Këtë ka lënë të kuptohet veprimi i fundit i Stresit i cili së fundmi ka nisur të ndjekë një faqe të Noizyt në Instagram.

Menjëherë mediat kanë nisur të aludojnë se Stresi dëshiron t’i rregullojë marrëdhëniet me Noizyn.
Kujtojmë që reperi së fundmi u fotografua edhe me Ledri Vulën duke treguar se me atë tani është mik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *