Erleta Hoti, vajza e Ukshin Hotit, ka shpërthyer ndaj lajmit se dikush ka dhuruar 200 mijë euro për ndërtimin e një xhamie.
Ajo thotë se ‘e plasën me islamizma kur gjyshërit i kemi pasur të krishterë’.
Ja shkrimi i saj në FB:
I kish dhuru tipi 200 mije euro per ndertim te xhamise. Bac a po don me na e bo 4 katershe e me 6 minare a? M’plaset me islamizma kur gjysherit i keni pase te krishtere.
Ne anen tjeter zyrtaret deklarojne me perqindje se sa muslimane jane ne shqiptari pa e bo as edhe nje statistike profesionale. Hajt futjani kot si gjithe te tjeret se ne vendet arabe jeni duke jetu!
Pas këtij shkrimi ka reaguar edhe hoxha i njohur, Osman Musliu i cili poashtu ka bërë një shkrim në Facebook.
“Ti qika e KEQE, e babës dhe familjes t’mire.
Republika e Kosovës dhe Prishtina e jonë e dashur ti mundëson edhe besimet tjera; afër ke Katedralen Katolike dhe z.Dod Gjergjin, Kishën Ortodokse naj Popi që nuk po ja di emrin ose Kishen Protestante te z.Artur Krasniqin jemi shokë me të, apo edhe ndonjë besim tjetër vetëm mos fut urrejtje se është “Marre” e Harrova se ska marre për tipat si ti…!?,” shkruan Musliu në Facebook. /Periskopi/