Këtu Shkurta mund t’i njohë të tjerët, por ndoshta vetën jo

Për më shumë se 40 vjet karrierë këngëtarja e mirënjohur Shkurte Fejza thuri vargje e këndoi për dëshmorët e lirinë e Kosovës, për rininë, burrat e gratë e këtij vendi.

Një grua e zonja e punëtore e cila e donte me zemër vendin e saj, të cilit i dedikoi shumë këngë, shkruan “Kosovarja”.

E madhja Shkurte Fejza, karrierën në muzikë e nisi qysh kur ishte nxënëse e vitit të parë të shkollës së mesme . Atëherë bashkanëtare e shoqërisë më të njohur në vend kulturo -artistike “Afërdita “ e Mushtishtit e cila arriti në kulmin e afirmimit gjithandej.

Nuk harrohet kënga e saj e parë “Erdha nga qyteti” e vitit 1979, një tekst i këngës shqipe, që nuk kishte të bënte asgjë me të vërtetën në Kosovë, por që me aq shpirt e dashuri ishte pranuar nga të gjithë liridashësit e Kosovës.

Përmes këngës ajo ka shprehur emocionet, orientimin dhe përcaktimin kombëtar.

Kush më mirë se Shkurte Fejza arriti të bëjë lidhjen mes tekstit të këngës, interpretimit dhe publikut.

Është intersante dhe kuriozitet për publikun të shoh një artiste të madhe siç është Shkurte Fejza në fillimet e saj. Si është dukur, si ka kënduar.

Revista “Kosovarja” iu sjellë një fotografi të këngëtares në vitet e ’70 kur ishte pjesë e shoqërisë kulturo-artistike “Afërdita”.Kaq interesante, e sa ndryshe. Mbase Shkurta nuk do e njoh vetën në këtë imazh./Kosovarja/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *