Pak muaj më parë bëri bujë deklarata e këngëtares shqiptare, Bebe Rexha e cila tregoi se i ati nuk i flet pasi pa videoklipin e këngës së saj “Last Hurrah”. Kanë kaluar muaj dhe siç duket Bebe me të atin nuk i kanë rregulluar ende raportet pasi ai e kritikon edhe për fotot që ajo poston në Instagram.
“Ai ka merak për vajzën e tij. Unë i thashë: ‘Babi nuk duhet të hapje instagram’. Po punoj për t’i rregulluar marrëdhëniet, por jam shumë impulsive”, tha Bebe në një intervistë së fundmi.
Këngëtarja shqiptare deklaroi se po mendon të largohet nga Instagrami, por e ka të vështirë.
“Dëgjova që edhe Ed Sheeran e fali telefonin e tij. Është ide e mirë, por nuk e di sa do zgjasja pa telefon”, tha Bebe.
FOTO: