Fero dhe Met Elshani i ndajnë rrugët, nënshkruajnë te noteri

Reperi kosovar, Fero nuk do të jetë më pjesë e ”On Records. Këtë e kanë bërë publike në profilet e tyre në rrjetet sociale.

Marrëveshjen e kanë nënshkruar te noteri, ndërsa ndarja duket se është paqësore.

“Fansa, dashamirë, miq të dashur dua t’ ju lajmroj se që nga sot kemi përfunduar kontratën me kompaninë “On Records” ku jemi ndarë miqësisht me një marrëveshje të re ku unë do të vazhdoj si një artist i pavarur .

Por dhe ”On Records” ka të drejtën të rezervojë data për mua . Falënderoj fansat per supportin dhe kompaninë peë punën e palodhshme”, thuhet në njoftimin e Feros./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *