Big Mama ka marrë një propozim për fejesë derisa po këndonte në një dasmë.
Një gjë e veçantë i ka ndodhur këngëtares dhe prezantueses Big Mama në një dasmë.
Derisa ajo po performonte në martesën e një çifti, një nga të pranishmit në dasmë i është afruar asaj, i është ulur në gjunjë dhe me një buqetë me lule i ka propozuar fejesë.
Burime të Gazetës Express kanë treguar se ky ishte një moment shumë i ëmbël në dasmë, megjithatë, këngëtarja e ka refuzuar ofertën.
Bigi, e veshur në një fustan të zi e të gjatë, ka shkëlqyer në këtë dasmë, tashmë edhe me format e mrekullueshme të trupit që ka arritur t’i bëjë.
Këngëtarja ka argëtuar të pranishmit ndërsa edhe gjatë momentit të bukur nuk e ka lëshuar asnjëherë mikrofonin nga dora, ndërsa gjithë këtë situatë e ka kaluar shumë hareshëm./Gazeta Express/