Shikoni si duket “Enderi” si 52-vjeçar (FOTO)

Seriali “Jetë e hidhur” ka qenë seriali i parë turk i transmetuar në Kosovë, që për një kohë shumë të shkurtër ka bërë për vete publikun kosovar.

Ngjarje interesante e personazhe nga më të ndryshmet janë ato që e karakterizuan këtë serial. Shumica e aktorëve kanë lënë gjurmë pas vetes, dhe kanë mbetur të paharruar për një kohë të gjatë.

Oguz Galeli është aktori, i cili i dha jetë përsonazhit të Enderit një djalë i pashëm e i pasur, i cili me çdo kusht donte të merrte atë që e dëshironte. Aktori 52-vjeçar ka pësuar shumë ndryshime që nga ajo kohë, më poshtë mund t’i shihni disa fotografi se si duket tani “Enderi”.

Pas këtij seriali “Jetë e hidhur” “Enderi” vazhdoi karrierën e tij edhe në Gjermani dhe Belgjikë si pjesëmarrës i disa projekteve kinematografike. Ndryshe aktori, përpos botës së filmit ai ka edhe një biznes të vetin. Kompania e tij përgatit mbështjellësit për smartfonë dhe tabletë si dhe kuleta e aksesorë të tjerë në firmën MiKE GALELi. /21Media

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *