Falë punës dhe fames së arritur, disa nga personazhet e njohura shqiptare kanë arritur të krijojnë një standart të mirë të jetesës dhe të krijojnë ambiente mahnitëse banimi.
Në vazhdim do tju sjellim pamje nga shtëpitë e disa prej VIP-ave shqiptarë.
Modelja Emina Çunmulaj dhe bashkëshorti i saj miliarder Sam Nazarian kanë disa shtëpi në SHBA, por pjesën më të madhe të kohës ata e kalojnë në vilën e tyre në Beverly Hills.
Këngëtarja Ledina Çelo jeton prej vitesh në një vilë në Gjermani me bashkëshortin dhe dy fëmijët e vegjël.
Çiljeta Xhilaga jeton në një duplex në Tiranë.
Irma Libohova dhe familja e saj i kalojnë ditët midis Tiranës dhe Qerretit duke qenë se kanë dy shtëpi. Një në kryeqytet dhe një në plazh.
Manjola Nallbani jeton në një apartament në Tiranë së bashku me familjen e saj.