Sabri Fejzullahu do t’i këndojë në dasmë, Blero ka disa fjalë për të

Blero ka filluar numërimin nga prapa për dasmën e tij me Afronën, ndërsa po finalizon përgatitjet, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ai bashkë me Sabri Fejzullahun ka vizituar vendin ku do të mbahet dasma, ndërsa tha disa fjalë për këngëtarin.

Sabriu do të këndojë në dasmën e Bleros dhe Afronës, ndërsa paraprakisht shikoi vendin ku çifti do ta mbajnë dasmën.

“Nje takim i vecant me te madhin Sabriano ne vendin e vecant ku do te mbahet dasma. madhsia jote nuk ka kufi, faleminderit qe erdhe special per ta shikuar vendin ku do te mbajm dasmen une dhe Afrona Dika ti je inspirim dhe shembull per te gjithe, artist Sabri Fejzullahu”, ka shkruar Blero.

Për ndryshe, Afrona Dika dhe Blero Muharremi do të martohen më 21 shtator. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *