Vajza jashtë martese shkaktoi ndarjen e Robertit me Norën?

Para tre ditësh (25 gusht), Robert Berisha njoftoi se martesës së tij me Nora Istrefin i ka ardhur fundi. Sipas tij, dashuria mes tyre ka përfunduar, por respekti për njëri-tjetrin jo.

Ndërsa mediat kosovare kanë zbuluar disa detaje të reja nga ndarja e tyre, përfshirë zënkat me Tunën. Thuhet se kjo e fundit ka marrëdhënie shumë të mira me nënën e Aronës, e cila përflitet se është vajza e Robertit jashtë martese.

Në një intervistë për Prive, Tuna tregonte emocionin e familjes kur solli në jetë vogëlushin Tian: “Në të njëjtën kohë është edhe mashkulli/ djali i parë në familjen Berisha. Natyrisht që në familjen time ka qenë një emocion pak më i madh, më entuziast sepse ne nipa e mbesa nuk kemi pas, ndryshe nga ata të familjes së Patrisit të cilët i kanë 4 bukuroshe e kanë Naldën, Anikën, Aronën, Renee”.

Roberti nuk ka hezituar që të flasë publikisht për këtë cështje në emisionin “Elite Zone”duke thënë: “Nëse vazhdojnë tendencat negative, unë do të padis kompaninë e prezervativëve.”

Gruaja me të cilën ka patur lidhje para se të njihej me Norën quhet Aida Ademi. Sipas mediave, ajo është mike e ngushtë me Tunën, gjë që nxiti shpesh zënka mes saj dhe ciftit Nora-Robert.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *